Ideal Construction
Bazojmë gjithçka tek profesionalizmi dhe tek standardet më të larta etike dhe të cilësisë së ndërtimit në Shqipëri.
Eyes of Tirana
Ndodhet në zemrën e kryeqytetit dhe është një nga projektet më ambicioze të Masterplanit për Tiranën.
Teknologjia
Ideal Construction nxit inovacionin nëpërmjet përqafimit dhe zhvillimit të teknologjive të reja.
Galeria
Situatë urbane dhe arkitektonike nëpërmjet ndërveprimit të disa formave gjeometrike në trajtë kuboide.
Kontaktoni
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi të na kontaktoni dhe stafi ynë do i përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja.





Eyes of Tirana
Ndodhet në qendër të kryeqytetit dhe
është një nga projektet më ambicioze
të Masterplanit për Tiranën.

Eyes Of Tirana

Eyes of Tirana është projektuar si një ndërtesë e madhe, 24 kate e lartë për të zhvilluar profilin e kryeqytetit shqiptar. Propozimi përbëhet nga tre pjesë të godinës që do të pëmbajnë apartamente, zyra dhe dyqane që arrijnë në total në 63.500 m2. Maja e kullës, që hapet si lule, sfidon gravitetin. Atriumet kanë pamjen e një syri nga ka marrë dhe këtë emër.




Eyes of Tirana ndodhet në qendër të kryeqytetit dhe është një nga projektet më ambicioze të Masterplanit për Tiranën.



Eyes Of Tirana



Propozimi i projektit është bazuar në zgjidhje të qëndrueshme me fokus ventilim natyror, energjinë diellore dhe masave të tjera të kursimit të energjisë. Projekti fitoi çmimin e parë për idenë e tij të përgjithshme të integrimit të jetës urbane me funksionet e ndërtesës, duke shtuar kështu cilësi dhe mundësi në Tiranë që nuk disponohen sot.



Projektimi është vepër e një prej studiove më të mëdha daneze dhe është konceptuar sipas stilit të arkitektit Henning Larsen, me qëllim që të theksojë stilin arkitektural të qytetit.



Objekti është i kufizuar nga ndërtime ekzistuese nga dy anë të tij. Në veri kufizohet nga Rruga e Durrësit; në jug nga Rruga e Kavajës; në perëndim nga një objekt miks si dhe në lindje nga vetë Sheshi "Skënderbej". Objekti i përgjigjet situatës urbane thuajse të formuar të kësaj zone, duke plotësuar boshllëkun e duke u bërë pjesë e flukseve dhe jetës në katin përdhe. Një ndër pikat e rëndësishme është depërtimi i flukseve këmbësore përmes objektit, paralel me rrugën "Dedë Gjo Luli", duke u bërë pjesëmarrës dhe duke orientuar qarkullimin këmbësor.